Rregullat e forumit

Locked
User avatar
albi
Joomla! Explorer
Joomla! Explorer
Posts: 273
Joined: Fri Aug 19, 2005 12:47 pm
Contact:

Rregullat e forumit

Post by albi » Tue Feb 21, 2006 12:38 am

• Nuk lejohet krijimi i  më shumë se një llogarieje në kët forum.
• Gjithë postimet duhet të jenë brënda temës përkatëse.
• Gjithë postimet në forum duhet të jenë në gjuhën angleze përveçse në këtë komunitet ku duhet të postoni vetëm në gjuhën shqipe.
• Mos postoni në emër të dikujt tjetër ose o paraqesni si ai. Llogaria juaj do të fshihet në rast se vihet re një gjë e tillë.
• Mos diskutoni aktivite të paligjëshme. Serveri gjendet në USA, kështu që është subjekt i ligjit amerikan. Ju lutemi mos na vini përpara përgjgjësive ligjore të panevojëshme.
• Para se të postoni diçka, ju lutemi të kërkoni në forum se mos është diskutuar me parë problemi juaj. Për këtë qëllim ju lutem përdorni Search..
• Sigurohuni që keni lexuar gjithë postimet që kanë të bëjnë me temën ku do jepni përgjigje përpara se të përgjigjeni ju vete asaj.
• Përdorni fjalët tuaja në përgjigje. Nëse doni të përdorni fjalët e dikujt tjtër në përgjigjen tuaj, citojeni atë duke përmendur edhe burimin.
• Në mesazhin që do të shkruani gjeni një subjekt të përshatshem. Përpiquni të sqaroni problemin tuaj në subjektin e postimit tuaj të ndërthurur me mesayhin ne vetvete. Përpiquni të jeni sa më i kuptueshëm në ato që thoni. Mos përdorni vetëm gërma të mëdha dhe mos u përpiqni të tërhiqni vëmëndjen me shprehje të ndryshme që nuk kanë të bejnë me postimin tuaj. Një shëmbull i një subjekti të keq eshtë ‘NDIHME’.
• Kur kërkoni ndihmë ju lutem përfshini sa më tepër informacion që të mundeni. Këtu mund të përfshihen logs dhe command line output. Asnjë njeri nuk mund t’ju ndihmojë ju në rast se nuk ka informacion të mjaftueshëm.
• Falenderoni ata që ju ndihmojnë. Bërja e ditur e një post që ju ndihmojë jo vetëm është vlerësim për personin që ju ndihmoi, por mund të ndihmojë dh të tjerë me të njëjtin problem. Të gjithë ata që kanë gjetur përgjigje në këtë forum dhe janë ndihmuar nga të tjerët ftohen të marrin pjesë në këtë forum dhe t’ju përgjigjen pyetjeve të ndryshme për të ndihmuar të tjerë ose të bëjnë një donacion në këtë projekt.
• Mos vini link në drejtim të siteve pornografike ose siteve qe mund të kenë materiale që konsiderohen ofenduese për të tjerët.Çdo postim me përmbajtje të tillë do të fshihet dhe përdoruesit do t’i çohet një paralajmerim.

Signatures:
• Duhet të krijohen tek profili juaj (link në krye, në krah të logout), dhe jo të shtohen manualidht në tekst.
• NUK duhet të përmbajnë asnjë image.
• Nuk duhet të përfshijnë çmime, oferta, detaje të produktit.
• Mund të përmbaj maximumi deri në 2  smilies ose një  smiley të animuar.
• Mund të ketë dy link të klikueshëm. URL's or mailto:
• Lejohen vetëm exact URL's dhe nuk lejohen URL si në shëmbullin që vijon LOOK HERE
• Mund të përfshijë 2 ngjyra. Ngjyra e linkut caktohet nga forumi kështu që nuk numërohet si ngjyrë.
• Fonti maximal nuk mund të tejkalojë atë normal.
• Duhet të jetë maksimumi katër lines në rezolucion 1024.
• Nuk duhet të ketë links në post të tjera.
• Firma juaj është e juaja, nuk është për t’u s hitur ose për t’u dhënë me qira.
• Ndalohet përdorimi i firmës ose avatrëve ofendues.
• Rezervojmë të drejtën t’ju kërkojmë të ndryshoni dhe/ose të hiqni firmën tuaj ose avatar në çdo moment, për çfarëdo lloj arësyeje.
Last edited by albi on Tue Mar 07, 2006 7:05 pm, edited 1 time in total.
Demetris Dimarelis
http://www.e-orama.com, Web Services & Internet Marketing in Greece & Albania

Locked

Return to “Albanian Forum”